TENTOJNË TI VJEDHIN IPHONE-N/ Djali i Pirro Çakos sulmohet nga grabitësit në mes të parkut (FOTO) - AlpeGossip
TENTOJNË TI VJEDHIN IPHONE-N/ Djali i Pirro Çakos sulmohet nga grabitësit në mes të parkut (FOTO)

TENTOJNË TI VJEDHIN IPHONE-N/ Djali i Pirro Çakos sulmohet nga grabitësit në mes të parkut (FOTO)

Djali i kantautorit Pirro Çako, Anthony është sulmuar në mes të parkut nga dy grabitës që tentuan t’ i vjedhin telefonin.

Lajmin e ka dhënë vetë Anthony përmes një postimi në Instagram, ku shkruan se ngjarja ndodhi 5 minuta larg apartamentit të tij në Paris.

“Për pak desh më grabitën dy djem të moshës sime, në mes të parkut, 5 minuta larg apartamentit. Disa njerëz duhet të mbledhin veten në vend që të vjedhin iPhone-t e të tjerëve”, shkruan ai në një postim në Instastory ku publikon edhe një foto të vetes pas sulmit.

Nuk e dimë se çfarë ndodhi më pas, por Anthony fatmirësisht është mirë dhe arriti të ruante telefonin e tij nga grabitësit:

“Por hej, jam gjallë dhe kam iPhone-n me vete”, sqaron më tej ai në një postim të dytë.

Anthony po përgatitet që shumë shpejt të publikojë projetin e tij të ri muzikor. Ai ka realizuar xhirimet e klipit, ndërsa pritet që ai të publikohet brenda muajit. Pak kohë më parë ai zbuloi se ka nënshkruar një kontratë me një prej kompanive më të rëndësishme diskografike në Francë, dhe po punon për albumin e tij të parë.