Sara Hoxha s'të fal FARE, kritikon Ledion Liçon/ Moderatori i publikon bisedën (FOTO) - AlpeGossip
Sara Hoxha s’të fal FARE, kritikon Ledion Liçon/ Moderatori i publikon bisedën (FOTO)

Sara Hoxha s’të fal FARE, kritikon Ledion Liçon/ Moderatori i publikon bisedën (FOTO)

Sara Hoxha dhe Ledion Liço janë një ndër çiftet më simpatik të showbiz-it shqiptar. Ata janë tepër aktivë në rrjetet sociale ku na njohin me aktivitet e tyre të përditshme, madje jo të pakta janë edhe rastet kur ata bëjnë shaka me njëri-tjetrin.

Ledioni ka postuar sot një seri me foto në Instastory ku shpjegon disa prej filmave më të fundit, duke ditur që ai është shumë i pasionuar pas tyre. Nëpërmjet postimeve të tij në Instastory Ledioni ka dhënë mendimin e tij në lidhje me këta filma dhe këto tekste i ka shkruar në anglisht.

Mirëpo Sara si një perfeksioniste që është dhe si një vajzë që ka studiuar në Angli për vite me radhë nuk e lë rehat Ledionin dhe ka marrë rolin e editores në tekstet e shkruara nga ai në Instastory.

“Sara kryeredaktorja”, shkruan Ledioni sipër fotos ku shfaqet biseda që ai ka bërë me Sarën, e cila i korrigjon gabimet drejtshkrimore.

 

Jo të paktë janë ata persona, të cilët janë perfeksionistë të gramatikës dhe acarohen kur të tjerët shkruajnë gjithë gabime.