Enca tregon shpenzimin marramendës: Kjo është gjëja më e shtrenjtë që kam blerë – AlpeGossip
Enca tregon shpenzimin marramendës: Kjo është gjëja më e shtrenjtë që kam blerë

Enca tregon shpenzimin marramendës: Kjo është gjëja më e shtrenjtë që kam blerë

Ajo është gjithmonë duke punuar për një projekt të ri apo duke u marrë me ndonjë koncert të rëndësishëm, gjë që normalisht sjell edhe fitime të mëdha.
Por me çfarë i shpenzon Enca para të dhe cila është gjëja më e shtrenjtë që ajo ka blerë deri më tani në jetën e saj?

Këngëtarja ka treguar tek Rudina pasditen e djeshme se shpenzon në projektet e saj, sikurse edhe fiton.

Enca tha:

Kam fituar shumë dhe siç kam shpenzuar shumë, mbi të gjitha, investim për projektet e mia. Jam ndoshta ndër të vetmet artiste shqiptare që i kushtoj kaq shumë rëndësi këngëve dhe klipeve, që shkojnë në çmime sh të larta. Më ndihmon mami me shpenzimet.”
Edhe pse 22-vjeçe, Enca bën me dije se shpenzimi më i madh që ka bërë me paratë e fituara është blerja e shtëpisë.

Më tej u shpreh:

Më i madhi ka qenë shtëpia, e cila vijon të jetë në ndërtim. Kjo ka qenë blerja më e madhe deri tani. Kam vendosur që në Tiranë të jetoj në një penthouse timin. Është në një lagje private në Tiranë. Kam menduar që shpenzimet më të vlefshme shkojnë tek shtëpitë. Nuk jam e dhënë pas makinave, bizhuterive. Jam duke përfunduar mobilimin. Më ka ndihmuar një arkitekt. Shtëpia është e bardhë, shumë klasike.”