“NUK TË BËN PROFET FSHATI YT”/ Behgjet Pacolli komenton koncertin e Dua Lipës (FOTO) – AlpeGossip
“NUK TË BËN PROFET FSHATI YT”/ Behgjet Pacolli komenton koncertin e Dua Lipës (FOTO)

“NUK TË BËN PROFET FSHATI YT”/ Behgjet Pacolli komenton koncertin e Dua Lipës (FOTO)

Përgjatë datave 10- 12 gusht u mbajt në Prishtinë, në parkun e Gërmisë “Sunny Hill Festival”, i cili ngjiti në skenë këngëtaren e famshme Dua Lipa.

Ishte i ati i saj, Dukagjin Lipa ai që organizoi festivalin dhe bëri bashkë artistë të mirënjohur shqiptarë e të huaj. Performancat qenë elektrizuese, koncertit iu referuan kudo si “gjigand”, por për Behgjet Pacollin nuk qe kështu!

Minisitri i Jashtëm, në një postim në Facebook shkruan:

“Nuk të bënë Profet fshati yt”Dua Lipa, këngëtarja pa kompromis, ndër më të mirat në botë, në Budapest tuboi 900 % më shumë fansa se sa në Prishtinë.

Posted by Behgjet Pacolli on Tuesday, August 14, 2018

“Nuk të bën Profet fshati yt

Dua Lipa , këngëtarja pa kompromis, ndër më të mirat në botë, në Budapest tuboi 900% më shumë fansa se sa në Prishtinë.

Ndjekësit e Pacollit e kanë konsideruar krahasimin krejtësisht të pavend nisur nga kushtet e pabarabarta në të cilat ndodhen dy palët: popullsia, standardi i jetesës apo natyra e festivalit.