U PËRFOLËN PËR NJË LIDHJE/ Ron Zaiti “zëvendëson” Semi Jaupajn, si reagoi këngëtarja (FOTO) – AlpeGossip
U PËRFOLËN PËR NJË LIDHJE/ Ron Zaiti “zëvendëson” Semi Jaupajn, si reagoi këngëtarja (FOTO)

U PËRFOLËN PËR NJË LIDHJE/ Ron Zaiti “zëvendëson” Semi Jaupajn, si reagoi këngëtarja (FOTO)

Këngëtarët Semi Jaupaj dhe Ron Zaiti janë përfolur gjatë në mediat rozë për një romancë mes tyre.

Teksa nuk ka asnjë reagim publik nga ana e tyre, Roni ka performuar për herë të parë këngën që ka në bashkëpunim me Semin, në Zvicër.

Vetëm pak javë më parë është publikuar “All Your Lovin”, bashkëpunimi mes Semit dhe Ronit. Ky i fundit ishte në listën e artistëve që performuan në koncerin “Alba Festival” të mbajtur në Zvicër, së bashku me Dafina Zeqirin. Festivali, i cili u mbajt në datat 2 dhe 3 korrik, bën bashkë artistët më në zë të muzikës shqiptare në Zvicër për shqiptarët e jo vetëm që jetojnë atje.

Dafina dhe Roni performuan këngën e tij dhe Semit në skenë, në koncertin e parë për këngëtarin që pas publikimit të bashkëpunimit muzikor.

Një faqe fansash në Instagram ka publikuar një video të një fragmenti të performancës së Ronit dhe Dafinës, duke i bërë tag edhe Semit.

Këngëtarja e ka ripostuar videon pa shkruar asgjë krahas saj.