Me flori dhe gurë të çmuar: Adelina Tahiri zbulon pamje nga shtëpia e re super luksoze – AlpeGossip
Me flori dhe gurë të çmuar: Adelina Tahiri zbulon pamje nga shtëpia e re super luksoze

Me flori dhe gurë të çmuar: Adelina Tahiri zbulon pamje nga shtëpia e re super luksoze

Muajin e kaluar këngëtarja shumë e komentuar së fundmi për martesën me milionerin maqedonas, Adelina Tahiri bleu shtëpi të re të cilën e tregoi me anë të një postimi në Instagram.

Adelina shkruante se shtëpia është në rregullim e sipër dhe zbuloi një ambient luksoz të saj.

Ndërsa sot këngëtarja me anë të një postimi në Instastory ka mahnitur me sendet që ka blerë për shtëpinë.

Në njërin postim shihet një armë zbukurimi e mbuluar me gurë të çmuar, një statujë prej floriri dhe disa sende të tjera të paketuara.

Ndërsa në postimin tjetër Adelina tregon abazhurin e madh me kristale duke i mahnitur fansat me këto pamje.

Kujtojmë që këngëtarja është në pritje të ëmbël dhe ajo e Serjoza Markov, një nga avokatët më të pasur në Maqedoni, do të bëhen prindër të një djali.