Doni ti bëni pyetje politikanëve? Njihuni me aplikacionin që e mundëson këtë (FOTO) – AlpeGossip
Doni ti bëni pyetje politikanëve? Njihuni me aplikacionin që e mundëson këtë (FOTO)

Doni ti bëni pyetje politikanëve? Njihuni me aplikacionin që e mundëson këtë (FOTO)

Instituti i Studimeve Politike ka prezantuar aplikacionin “Deputeti im”.

Ky aplikacion i mundëson gjithësecilit që t’i drejtojë një pyetje deputetit të zonës apo kujtdo politikani.

“Miq, kolegë dhe të interesuar,

Të gjithë ankohemi për politikanët tona dhe duam që gjendja të ndryshojë. Në votojmë çdo 4 vjet për të zgjedhur deputetët dhe qeverinë, por sa na përfaqësojnë ata? ISP ju ofron një mundësi informimi cilësor mbi aktivitetin e deputetëve, CV dhe vendimmarrjeve të tyre, punën e Kuvendit dhe transparencën politike e financiare. Shkarkoni aplikacionin DEPUTETIM.AL në pajisjet tuaja elektronike, në telefon, Ipad ose kompjuter dhe në çdo kohë do jeni të informuar.

Përmes programit DEPUTETIM.AL secili prej jush mund ti adresojë pyetje direkt deputetit të zonës ose një deputeti tjetër, dhe natyrisht ISP mundëson ndërmjetësimin për kthimin e përgjigjes së tij. Secili prej jush do të dijë se cilët janë deputetët më aktivë, cilët janë më profesionistë, cilët janë më të heshturit dhe cilët kanë tregues më negativë të punës së tyre. Nëse i bashkoheni projektit tonë përmes aplikacionit online këto të dhëna do jenë në çdo kohë në dispozicionin tuaj”, bën të ditur ISP.