MOS U ÇUDISNI KUR ENCA TË MARTOHET/ Këngëtarja ka zgjedhur edhe 3 fustanet e nusërisë – AlpeGossip
MOS U ÇUDISNI KUR ENCA TË MARTOHET/ Këngëtarja ka zgjedhur edhe 3 fustanet e nusërisë

MOS U ÇUDISNI KUR ENCA TË MARTOHET/ Këngëtarja ka zgjedhur edhe 3 fustanet e nusërisë

Enca Haxhia ka thënë për emisionin “Jo vetëm modë” se nuk është çudi që ajo të bëhet nuse së shpejti.

Në një intervistë të dhënë së fundi, këngëtarja foli për fustanet që ka menduar të veshë dhe sipas saj do të jenë 3.

“Pse ju duket kaq e pabesueshme që unë të jem nuse. Unë madje mezi po pres. Do të bëhem nuse një ditë”, u shpreh këngëtarja.

Ajo më pas tha se ka menduar që fustani i parë të jetë madheshtor dhe do ta veshë me atlete.

I dyti do të jetë një jumpsuit pas trupit, dhe i treti, kur të largohen njerëzit e largët dhe të mbeten vetëm të afërmit, do të jetë një fustan i rehatshëm për të bërë qejf.

Epo tani që fustanet i gjetëm, a mund të dimë diçka për dhëndrin?