PËRJETON MAKTHIN MË TË KEQ/ Hailey Baldwin kapet "mat" duke përgjuar Selenën në Instagram - AlpeGossip
PËRJETON MAKTHIN MË TË KEQ/ Hailey Baldwin kapet “mat” duke përgjuar Selenën në Instagram

PËRJETON MAKTHIN MË TË KEQ/ Hailey Baldwin kapet “mat” duke përgjuar Selenën në Instagram

Mesa duket, s’ka rëndësi sa e pasur, e suksesshme apo e famshme je; dëshira për të përgjuar ish-in e partnerit lind me njeriun. Hailey Baldwin – ose më mirë Hailey Bieber, sepse kështu quhet tani llogaria e saj në Instagram – u kap mat duke ndjekur një llogari fansi të Selena Gomez. Dhe më e bukura: pranoi gjithçka.

Vite më parë, para se ajo dhe bashkëshorti i saj, Justin Bieber, të putheshin vend e pa vend, Hailey ishte fansja më e madhe e Justin-it dhe Selena-s. Madje postonte në Twitter gjëra si: “Jam 100% fanse e #Jelena” në maj të 2011-s. Gjithçka ka ndryshuar që nga ato ditë. Hailey u martua me Justin, por s’ndaloi së përgjuari Selena-n në instagram. Të enjten, modelja përjetoi makthin më të tmerrshëm: U kap mat pasi ndoqi pa dashje @houseofsel, një llogari në Instagram që poston foto të Selena-s. 🧐

Fansa të Selena-s dhe Hailey-t e vunë re mënjeherë, dhe kjo e fundit i bëri unfollow llogarisë me shpejtësinë e dritës. Pastaj, i kërkoi falje @housefsel dhe i tha se e kishte ndjekur pa dashje.