Secili nga ne ka një idhull të cilin e ndjek hap pas hapi dhe dëshiron që me çdo kusht ta takojë. Megjithatë jo gjithmonë ja del të realizojë këtë dëshirë, pasi rrethanat nuk vijnë ashtu si duam. Por vajza këngëtares së njohur Manjola Nallbani ja ka dalë të realizojë ëndrrën e madhe dhe ka takuar idhullin e saj, aktoren dhe këngëtaren Zendaya. Teksa ndodhen në një lokal ato janë takuar dhe nuk kanë humbur rastin për të bërë një foto së bashku. Në videon e publikuar nga Manjola, Sindi, vajza e vogël e artistes shfaqet shumë e emocionuar krahas aktores, ndërsa ajo që bie më shumë në sy është thjeshtësia e Zendaya. E veshur sportive dhe shumë e sjellshme aktorja ka marrë telefonin për ta realizuar vetë foton.
“Jeta ime Sindi me idhullin e saj Zendaya”,- shkruan Manjola krahas videos.
Këngëtarja Manjola Nallbani është nënë e dy vajzave të rritura, Sindi dhe Megi me të cilat ka treguar se ka një marrëdhënie shumë të mirë dhe kudo shfaqet me to.