“ZGJOHU DHE BUZËQESH”/ Rozana Radi me një mesazh publik për Beatrix Ramosajn – AlpeGossip
“ZGJOHU DHE BUZËQESH”/ Rozana Radi me një mesazh publik për Beatrix Ramosajn

“ZGJOHU DHE BUZËQESH”/ Rozana Radi me një mesazh publik për Beatrix Ramosajn

Të shumtë kanë qenë personazhet e njohur të ekranit, të cilët kanë dalë në mbështetje të Beatrix Ramosajt, pas publikimit të një video në “Instagram” ku tregonte se ishte bullizuar.

Mes tyre është edhe artistja e njohur, Rozana Radi. Kjo e fundit ka publikuar në “Instastory” një foto të ish-banores së “Big Brother VIP” dhe bashkëngjitur me të ka dhënë një mesazh të fortë.

Rozana i shkruan se duhet të punojë fort dhe ta bëjë pozitivitetin zakon të jetës.

“Ëndërro gjëra të mëdha, puno fort, përqendrohu dhe rrethoje veten me njerëz të mirë. Mbushe mendjen me mendime optimiste. Dyshimi i vret më shumë ëndrrat, krahasuar me dështimin. E sotmja mund të jetë dita më e bukur për ty, ndaj zgjohu dhe buzëqesh.

Pozitiviteti është një zgjidhje që ti mund ta kthesh në një zakon në jetën tënde. Vuaj tani dhe jetoje gjithë pjesën e mbetur të jetës si një kampione. Fitorja nuk është gjithçka, por dëshira për të fituar padyshim që është gjithçka.

“Zgjohu dhe buzëqesh”/ Rozana Radi me një mesazh publik