Këngëtari Capital T pas ndihmës që u ofroi të prekurve nga tërmeti I 26 nëntorit, së fundmi ka blerë një pikturë nga ekspozita e fëmijëve me aftësi të kufizuara e ,mbajtur në Handikos të Kosovës.
Në Ditën Botërore të Personave me Aftësi të Kufizuara ai ka marrë pjesë në ekspozitën e zhvilluar në Kosovë.
“Kisha nderin dhe kënaqësinë që sot të jem bashkë me personat me aftësi të kufizuara, në shënimin e 3 Dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare të tyre.
Me fëmijët dhe të rriturit realizuam fotografi dhe dëgjova hallet dhe kërkesat e tyre, për çka ka nevojë të bëhet shumëçka për ta në Kosovë.
Përshtypje më la ekspozita ‘Stick Up for WoW’, – Women on Wall, ku pashë piktura të mrekullueshme, të punuara nga duart e tyre.
Me këtë rast, unë e bleva një pikturë shumë të bukur, dhe ju ftoj edhe juve që të shkoni në HANDIKOS dhe t’i ndihmoni ata duke blerë pikturat e tyre. Kjo është më e pakta që mund të bëjmë për këtë pjesë të shoqërisë sonë. Gjithashtu në IGTV e keni fjalimin tim aty “, ka shkruar këngëtari.