TRE HERË I MARTUAR DHE I DËNUAR PËR DHUNË/ Reagon konkurenti i “Për´puthen +40”: Nuk kam asnjë… – AlpeGossip
TRE HERË I MARTUAR DHE I DËNUAR PËR DHUNË/ Reagon konkurenti i “Për´puthen +40”: Nuk kam asnjë…

TRE HERË I MARTUAR DHE I DËNUAR PËR DHUNË/ Reagon konkurenti i “Për´puthen +40”: Nuk kam asnjë…

Armando Abazi është një prej konkurrentëve të programit “Për’puthen 40”.

Disa ditë më parë kanë qarkulluar lajme në lidhje me jetën e tij sipas të cilave ai ka qenë tre herë i martuar dhe madje dhe I dënuar për dhunë në familje.

“Armando nuk ka jetuar jashtë sikurse u paraqit në klip, madje edhe profesioni të cilin tha se është arsimtar nuk e ushtron një profesion të tillë”, kanë bërë me dije disa ditë më parë burime të sigurta për ‘Real News’, të cilat u përgënjeshtruan më pas nga redaksia

Në puntatën e transmetuar sot, ai ka marrë edhe dokumentin me vete për të vërtetuar se nuk ka qenë asnjëherë i martuar.

“Dua t’i hedh poshtë si një neveri e madhe dhe dashakeqe. Nuk kam asnjë lidhje me ato që shikoni e dëgjoni në rrjete sociale. Jam i padënuar, i pamartuar më parë, jam arsimtar dhe dëshmoj të kundërtën edhe në dokumentacion.

Nuk kam qenë kurrë në jetën time i martuar. Nëse do isha, do të rezultoja i divorcuar në dokumente zyrtare. Jam tip gazmor, i qeshur, e marr jetën me sportivitet dhe këtë herë ka qenë rasti për tu gajasur fare”, tha Armando

Sipas kësaj certifikate, Armando Abazit është i datëlindjes 25/04/1977, është beqar dhe nuk ka qenë asnjëherë i dënuar.