GJITHMONË NË FORMË PERFEKTE/ Ledina Çelo ju tregon si të kujdeseni për fytyrën me produktet e shtëpisë - AlpeGossip
GJITHMONË NË FORMË PERFEKTE/ Ledina Çelo ju tregon si të kujdeseni për fytyrën me produktet e shtëpisë

GJITHMONË NË FORMË PERFEKTE/ Ledina Çelo ju tregon si të kujdeseni për fytyrën me produktet e shtëpisë

Këngëtarja Ledina Çelo është vënë gjithmonë në dukje për linjat perfekte fizike që ajo ka dhe pamjen e freskët dhe origjinale.

Ajo kujdeset çdo ditë për të pasur një lëkurë sa më të shëndetshme dhe këtë na e ka treguar dhe në ‘Instastory-n’ e fundit që ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj në ‘Instagram’.

“Duhet një maskë për fytyrën, para një ditë të gjatë. E bardha e vezës, vaj ulliri, mjaltë”, ka shkruar Ledina bashkangjitur me foton e ingredientëve, ku tregon se e pret një ditë e gjatë, para së cilës duhet të përgatitet.

Çelo ka ndarë shpesh momente nga përditshmëria me ndjekësit e saj. Fakti që vazhdon të jetë po aq e bukur dhe e freskët sa dikur është një nga arsyet pse këshillat e saj janë të vlefshme dhe duhet t’i ndiqni.