Meshkuj kujdes! Ja çfarë po ju bën pornografia – AlpeGossip
Meshkuj kujdes! Ja çfarë po ju bën pornografia

Meshkuj kujdes! Ja çfarë po ju bën pornografia

Të shohësh pornografi shkakton tkurrje të trurit dhe përgjigje të vakëta ndaj stimulimeve seksuale. Ky ka qenë përfundimi i një studimi të Institutit Max Planck në Berlin ku për herë të parë, është zbuluar se shikimi i rregullt i pornografisë, mund të jetë fizikisht i dëmshëm.

Studiuesit vunë re se pjesa e trurit që aktivizohet kur ndihesh i motivuar ose i shpërblyer, tkurret dhe punon në mënyrë jo aq efektive. Gjithashtu ka rezultuar se, njerëzit që shohin rregullisht filma porno, kanë nevojë për ngacmime më të forta për të arritur të njëjtin stimulim seksual.