E ftuar në puntatën e parë të emisionit “Thumb” nga Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu, Klea Huta ka zbuluar shumë detaje të reja nga jeta e saj profesionale por edhe personale.
Moderatorja dhe këngëtarja e njohur ka treguar se si u njoh për herë të parë me Elgitin, kompozitorin me të cilin prej dy vitesh është në një lidhje. Tek ai ajo ka disa karakteristika që ia vlerëson në karakter ama edhe që e acaron më së shumti.
Në një bashkëbisedim me Aulonën dhe Fatmën ajo ka rrëfyer se prej dy vitesh Elgiti i ka dhënë fjalën se do të publikojë një këngë të saj por ja që ende ky projekt nuk ka dalë në dritë.
“Gjëja që më acaron më së shumti tek Elgiti, të jep fjalën për diçka:”Po ta bëj ç’ke”. Unë i them po kur do e bësh se s’ke kohë. “Jo do ta bëj”- thotë.
Dhe nuk e bën, bëhet fjalë për një këngë që kemi dy vjet që e kemi projektuar për ta nxjerrë. Ngaqë e ka dëgjuar për dy vjet rradhazi i është mërzitur. “,- ka treguar Klea