Capital T ka publikuar pak më parë këngën e tij të shumëpritur e që është komentuar prej disa ditësh. Kënga mban titullin “Je t’aime” dhe flet për një ndarje.
Klipin Capital T e ka xhiruar në Paris dhe për “xing.al” zbuloi ekskluzivisht se protagonistja në klip është modelja Vika Gosh.
Gjatë klipit, reperi kujton momentet e bukura me partneren gjatë udhëtimit të tyre në Paris.
Në fund ai hedh trëndafilin që mbante në duar duke treguar se dashuria mes tyre ka përfunduar.
Ndiqni më poshtë videoklipin i cili brenda pak minutave ka arritur mijëra shikime dhe është pëlqyer shumë.