Atletet që po fiksojnë vajzat VIP dhe që shkojnë me gjithçka! (FOTO) – AlpeGossip
Atletet që po fiksojnë vajzat VIP dhe që shkojnë me gjithçka! (FOTO)

Atletet që po fiksojnë vajzat VIP dhe që shkojnë me gjithçka! (FOTO)

Për aq kohë sa VIP- at bien në dashuri me diçka ta merr mendja që duhet të jetë goxha cilësi e mirë.

Sikur të mos mjaftonte kjo imagjinoni që kjo “diçkaja” të ketë edhe një çmim mëse të arsyeshëm. Atletet The Native Shoes Jefferson 2.0 Liteknit janë njëra prej tyre.

Të famshme si Mila Kunis, Ali Larter, Amy Adas apo Olivia Wilde janë fanset numër 1 të atleteve dhe kjo për shumë arsye.

Atletet The Jefferson 2.0 Liteknit janë shumë të rehatshme dhe mbi të gjitha shkojnë me gjithçka. Të disponueshme në gjashtë ngjyra ( e bardhë, e zezë, e kuqe, gri, bojë qielli dhe perlë) atletet përbëhen nga një material elastik, që siguron jetëgjatësi.

 

 

Atletet i vishni në punë, shkollë, mbasditeve vonë, kudo. Përpos kësaj janë një investim i zgjuar për këtë verë. Nëse i vesh Mila, s’duhet ta mendojmë dy herë.

Burimi: She Finds