Këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari është bërë nënë për herë të dytë në 21 mars të vitit 2022. Lajmin e bukur e ka bërë me dije bashkëshorti i këngëtares, Klodian Asllani me anë të një postimi në rrjetin e tij social Instagram. Bukuroshja është gjithashtu nënë e një vajze më të madhe të quajtur Khloe dhe padyshim fëmijët janë lumturia më e madhe e saj ashtu si të çdo prindi.
E teksa së fundmi së bashku me familjen, këngëtarja është me pushime, ajo nuk ngurron të ndajë me ne plot momente të bukura. Zaimina nuk para poston foto dhe video të bashkëshortit të saj, Klodit ama së fundmi i ka çuditur ndjekësit. Bukuroshja ka postuar një foto të Klodit dhe djalit të tyre dhe duken shumë bukur.