BARBARA DINI FEJOHET NË AMERIKË/ Këngëtarja flet për herë të parë: Çdo njeri i rëndësishëm… – AlpeGossip
BARBARA DINI FEJOHET NË AMERIKË/ Këngëtarja flet për herë të parë: Çdo njeri i rëndësishëm…

BARBARA DINI FEJOHET NË AMERIKË/ Këngëtarja flet për herë të parë: Çdo njeri i rëndësishëm…

Këngëtarja e njohur Barbana Dini, njëherësh edhe motra e këngëtarit Ergi Dini, i cili u nda nga jeta në moshë shumë të re, mësohet se është fejuar.

Këtë lajm ajo e ka konfirmuar në rrjetet e saj, teksa është pyetur nëse lajmi është i vërtetë.

Bashkë me urimet për fejesën, Barbanës fansat e kanë pyetur atë nëse do të vendosë që djalin e saj në të ardhmen ta quaj Ergi. “Nuk do ta bëja një zgjedhje të tillë. Çdo njeri i rëndësishëm ka një vend të veçantë në jetën dhe zemrën tonë dhe gjithsecili ka vendin e vet”, ka qenë përgjigja e këngëtares, e cila ka thënë se vëllai i saj, i mungon shumë.

Njeriu që i ka rrëmbyer zemrën këngëtares, thuhet se është një biznesmen shqiptar që jeton në Shtetet e Bashkuara me origjinë nga Shkodra, andej nga është dhe Barbana.