Krahë për krahë më të birin: Presidenti Meta publikon foton me Besarin dhe ndan mesazhin e rëndësishëm (FOTO) – AlpeGossip
Krahë për krahë më të birin: Presidenti Meta publikon foton me Besarin dhe ndan mesazhin e rëndësishëm (FOTO)

Krahë për krahë më të birin: Presidenti Meta publikon foton me Besarin dhe ndan mesazhin e rëndësishëm (FOTO)

Djali i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit ka preferuar gjithmonë që të mbajë një profil të ulët, jashtë vëmendjes mediatike sikurse bën pjesa tjetër e familjes.

Mirëpo ndërsa ai nuk preferon të jetë në qendër të vëmendjes, ditën e sotme ka qenë vet Presidenti Ilir Meta që si rrallëherë ka publikuar në Instagram një foto ku shfaqet krahë për krahë me të birin, i cili prej vitesh jeton në Londër ku po vazhdon studimet.

Krahas fotos ku shfaqet me Besarin, Presidenti Meta ka ndarë me ndjekësit e tij dhe një mesazh të rëndësishëm për “Ditën botërore të mjedisit”. Ai ka bërë apel për mbrojtjen e mjedisit dhe bukurive natyrore sidomos nga brezi i ri.

“Sot në Ditën Botërore të Mjedisit, dua të bëj një apel mbi nevojën për t’u angazhuar të gjithë që pasuritë kombëtare, të shfrytëzohen me racionalitet, në funksion të mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm të vendit.

Të kontribuojmë të gjithë për një mjedis më të pastër e më të shëndetshëm, të ruajmë resurset tona të jashtëzakonshme, pyjet, lumenjtë, florën e faunën dhe të orientohemi drejt produkteve bio, si mënyra më e mirë për të jetuar shëndetshëm e për të promovuar e mbrojtur bukuritë natyrore.

 

Kujdesi ndaj mjedisit është përgjegjësia jonë ndaj gjeneratave të ardhshme.”, shkruan Presidenti Meta krahas fotos.