''NUK ËSHTË THJESHT MUZIKË''/ Arilena zbulon domethënien e këngës së RTSH-së - AlpeGossip
”NUK ËSHTË THJESHT MUZIKË”/ Arilena zbulon domethënien e këngës së RTSH-së

”NUK ËSHTË THJESHT MUZIKË”/ Arilena zbulon domethënien e këngës së RTSH-së

Në datat 19 dhe 20 Dhjetor do të mbahet Festivali i Këngës në Pallatin e Kongreseve. Finalja do të mbahet në datën 22 dhjetor ku edhe do të shpallet fituesi që do na përfaqësojë në Eurovision. 20 këngët pjesëmarrëse janë publikuar dhe një prej tyre është kënga e Arilena Arës.

Këngëtarja do të konkurrojë me këngën e titulluar “Shaj”. Ky projekt muzikor është pritur mjaft mirë nga publiku dhe së fundmi Arilena ka treguar se është më shumë se një këngë, është ndjenjë.

Në një postim të bërë në Instastory, ajo shkruan: ‘Shaj’ nuk është vetëm një këngë, nuk është thjesht muzikë… Por një ndjesi personale, me shpirtin tim brenda! Faleminderit që më doni dhe nëse ‘Shaj’, apo ‘Mallkoj’”.