ÇUNA VEMENDJE! Vajzat ju “urrejnë” nëse ju visheni kështu! – AlpeGossip
ÇUNA VEMENDJE! Vajzat ju “urrejnë” nëse ju visheni kështu!

ÇUNA VEMENDJE! Vajzat ju “urrejnë” nëse ju visheni kështu!

Në artikujt tanë flasim vazhdimisht për femrat, por në artikullin e sotëm do të ndërrojmë stafetën. Do të flasim për veshjet e meshkujve, më saktë për ato veshje që femrat i kanë halë në sy. Moda nuk mund të jetë kurrsesi ekskluzivitet i femrave, por pasi të shihni fotot e mëposhtme do të kuptoni që ndoshta është më mirë të bëni ju shopping për ta pasi situata paraqitet shumë rëndë.

Pantallonat shumë të shkurtër: Ok djema, nuk kemi thënë asgjë deri më tani për pantallonat treçerekshe, por kur bëhet fjalë për pantallonat e shkurtër nuk mund të rrimë aq indiferente. Ndoshta ju mendoni se dukeni trendi, por ja që nuk është kështu. Bëni mirë t’i hiqni menjëherë nga garderoba.

Shpakat me gisht: Nuk mund të mungonin kurrsesi shapkat me gisht në listën e veshjeve që femrat nuk i shohin dot me sy. Janë shumë komode dhe praktike kur bëhet fjalë për plazhin, por as mos e çoni ndërmend t’i vishni në një darkë mes miqsh apo një mbrëmje në club. Sinqerisht, janë out.

Jelek i ngushtë west dhe T-shirt: Shumë meshkuj mund ta kenë përdorur të paktën një herë në jetë një kombinim të tillë në adoleshencën e tyre, pasi në fillim vitet 2000 pati një lulëzim të tyre. Pooooor, por me shumë ‘’o’’ mos mendoni ta përdorni më. Duket shumë keq dhe ju jep pamjen e djemve që nuk duan të rriten kurrë.

Rripat me togëza të mëdha: Nëse do të ishit sherif në Teksas ose aktor kyesor në një film western edhe do të mund ta mirëkuptonim një zgjedhje të tillë. Por, për aq kohë sa nuk jeni në këto kushte jo vetëm që nuk e mirëkuptojmë, por as që duam t’i shohim në qarkullim rripat me togëza në formën e kokës së luanit, gjarpërit e gjetkë

Xhinset shumë të ngushta: Ok, këtu gjërat bëhen me të vërtetë serioze. Me të vërtetë ju duken trendi xhinse të tilla, që ju mpijnë këmbët dhe nuk ju lejojnë të ecni normalisht ? Plus që duhet thënë që nuk dukeni aspak joshës duke ekspozuar të pasmet, që realisht nuk i keni.

Shapkat dhe sandalet me çorape: Këtu fotoja flet vetë dhe nuk ka vlerë asnjë shpjegim i mundshëm. Jo dhe vetëm jo !