E martuar me bukuroshin turk, Almeda: Xheloze?! JAM, por… – AlpeGossip
E martuar me bukuroshin turk, Almeda: Xheloze?! JAM, por…

E martuar me bukuroshin turk, Almeda: Xheloze?! JAM, por…

Në një rrëfim ekskluziv për televizionin T7 bukuroshja shqiptare Almeda Abazi ka rrëfyer edhe pjesë nga martesa e saj me aktorin e njohur turk Tolgahan Sayışman.
Ajo theksoi se në këtë periudhë ai ka qenë mjaft i ngarkuar dhe madje i duhet të udhëtojë dhe në Afrikë për shkak të fansave të shumtë me telenovelën e tij të fundit. E pyetur nëse ndihej xheloze për fanset e tij apo për të gjitha vajzat e bukura që mund të ketë kontakt Almeda u shpreh që “po”.

Por gjithashtu aktorja bukuroshe u shpreh se ajo e dinte shumë mirë se çfarë e priste kur u lidh me Tolgahan, për faktin që e kupton shumë mirë punën e tij.

Ajo e mirëkupton bashkëshortin e saj për shkak të profesionit dhe ndonëse mund të ndihet xheloze nuk ja shpreh diçka të tillë. Gjithashtu Almeda u shpreh për T7 se të dy kanë arritur në këtë kompromis për karrierat e tyre, të dy janë të angazhuar dhe e kuptojnë shumë mirë njëri-tjetrin kur vjen puna tek profesioni, ndaj dhe nuk kanë patur probleme të tilla në lidhje.