Raporti mes Julian Dedës dhe Egla Cenos brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka shumë ulje e ngritje. Teksa në një moment duket se flasin qetë dhe kuptohen me njëri-tjetrin, menjëherë ndryshon gjendja dhe nisin debatet e ashpra dhe me tone të larta.
E kështu ka ndodhur edhe mbrëmjen e djeshme, ku madje në një moment Juli i fishkëlleu Eglës.
Pjesë nga debati:Juli: Hajt se të tregoj unë ty, po debatove më në këtë shtëpi. Ec vazhdo
Egla: Edhe ti pate nevojë me e bërë këtë?
Juli: Nuk të kthe askush përgjigje
Egla: Edhe ti pate nevojë me bërë kështu gjërash
Françeska: Po bën si Romeo
Juli: Ça me i thënë tani
Françeska: Kështu bën Romeo
Juli: Është mësuar me Romeon, kështu e do
Egla: Me Romeon nuk sillet kështu
Juli: Nuk është kështu, nuk bëhet kështu loja e Big Brother
Egla: I ke dhënë sot me ngrënë o Erjola?