“JE PËR SERVIS MAKINASH”/ Françeska e nervozuar me Liamin: Si ma justifikon ordinere? – AlpeGossip
“JE PËR SERVIS MAKINASH”/ Françeska e nervozuar me Liamin: Si ma justifikon ordinere?

“JE PËR SERVIS MAKINASH”/ Françeska e nervozuar me Liamin: Si ma justifikon ordinere?

Pak ditë më parë, Françeska Murati u zgjua në gjumë në një mënyrë që nuk e priste aspak, e cila ishte e pakëndshme. Kjo pasi Liam Osmani shkoi pranë shtratit të saj dhe i hodhi mbi kokë një enë me ujë.

Teksa mbeti ‘e habitur’, ajo doli në ambientet e jashtme të shtëpisë së “Big Brother VIP3” dhe e ‘sqaroi’ paksa me qetësi Liamin, por siç duket asgjë nuk qenka sqaruar.Pasi dhe mbrëmjen e djeshme dyshja ka debatuar me njëri-tjetrin, teksa Françeska i është drejtuar Liamit duke i përmendur incidentin e dy ditëve më parë dhe duke iu shprehur se ai është një njeri që nuk njeh limite.Ti  nuk di limite, nuk je fare domethënë, je ekstrem. Je ekstrem në çdo gjë, më lër rehat. Mu hiç qafe. E ti nis me ofendimet ‘je për sërvis makinash’. Po që më thua je ordinere?”, i tha Françeska, e cila fillimisht nuk pranoi që të realizonte një lojë me të të dhënë nga Vëllai i Madh.