“DO NDËRTOJË NJË SHTËPI PËR TË”/ Ermal Fejzullahu i vjen në ndihmë familjes nga Kosova që humbi dy djemtë – AlpeGossip
“DO NDËRTOJË NJË SHTËPI PËR TË”/ Ermal Fejzullahu i vjen në ndihmë familjes nga Kosova që humbi dy djemtë

“DO NDËRTOJË NJË SHTËPI PËR TË”/ Ermal Fejzullahu i vjen në ndihmë familjes nga Kosova që humbi dy djemtë

Pas tërmetit shkatërrimtar që goditi Shqipërinë, Ermal Fejzullahu dhuroi 100 mijë euro në ndihmë të familjeve që janë prekur më tepër.

Shumë prej tyre mbetën pa shtëpi, pasi tërmeti shkaktoi dëme të paripariueshme, ndaj Ermali dhuroi këtë shumë të madhe parash. Por duket se kjo nuk është e vetmja ndihmë që këngëtari ka ofruar.

Sipas “Prive.al” Ermali ka konfirmuar se do të kujdeset vetë për ndërtimin e një shtëpie për familjen Abazi nga Gjilani, që humbi dy djemtë pas tërmetit. Isa dhe Shemsedin Abazi qëndronin dhe punonin në një hotel në Durrës, i cili u shemb i gjithë për shkak të tërmetit të fortë.

Ermal Fejzullahu nuk është i vetmi që ka ofruar ndihmë për familjen Abazi, pasi edhe Tayna ka premtuar se do të dhurojë diçka për ta. Para pak ditësh në emisionin “NIN” ajo zbuloi se të gjitha të ardhurat e koncertit të ardhshëm do t’ja jepte familjes Abazi për ndihmë.