“NJË DRON FFLUTURRONTE…”/ Dy ditë pas incidentit në Oscars, oficerët shkojnë në rezidencën e Will Smith (FOTO) – AlpeGossip
“NJË DRON FFLUTURRONTE…”/ Dy ditë pas incidentit në Oscars, oficerët shkojnë në rezidencën e Will Smith (FOTO)

“NJË DRON FFLUTURRONTE…”/ Dy ditë pas incidentit në Oscars, oficerët shkojnë në rezidencën e Will Smith (FOTO)

Dy ditë pasi aktori i famshëm, Will Smith, goditi me shpullë Chris Rock në skenën e madhe të ndarjes së Çmimeve Oscars 2022, në shtëpinë e tij janë parë disa oficerë të Los Angeles.

Mediat e huaja, të cilat kanë publikuar edhe fotot nga ky moment, shkruajnë se oficerët u panë duke hyrë në rezidencën e Smith me një makinë patrullimi rreth orës 14.00.

“Një dron fluturonte...”/ Dy ditë pas incidentit në

Lizette Salcon, një zëdhënëse e Departamentit të Sherifit të Qarkut të Los Angeles, ka thënë për “Page Six” se policia mbërriti pasi dikush raportoi një dron që fluturonte nëpër lagje, por nuk konfirmoi nëse ishte aktori i cili ka bërë ankesën apo ndonjë fqinj tjetër.

“Ne sapo e dërguam atë grup atje për të gjetur vendndodhjen e dronin dhe për të parë nëse kishte një paparacë apo çfarë po ndodhte”, tha Salcon, e cila shtoi: “Por kur oficerët arritën atje, ata nuk ishin në gjendje ta gjenin dronin. Ajo tashmë ishte larguar nga zona”.

“Një dron fluturonte...”/ Dy ditë pas incidentit në

Nga ana tjetër, komediani i njohur ka vendosur të mos ngrejë akuza ndaj Smith. Të shumtë kanë qenë ata që kanë pyetur nëse aktori i “King Richard”, do të përballej me pasoja ligjore pas aktit të dhunës që bëri kundrejt Rock për një shaka në lidhje me gruan e Smith, aktoren Jada Pinkett Smith, e cila vuan nga gjendja e rënies së flokëve alopecia.

Por pas incidentit të bujshëm, Smtith bëri një postim në “Instagram” të hënën, ku i kërkonte falje Rock-ut.

“Një dron fluturonte...”/ Dy ditë pas incidentit në

“Shakatë janë pjesë e punës që unë bëj, por një shaka për gjendjen mjekësore të Jada-s ishte e tepërt për mua dhe reagova emocionalisht

Dëshiroj të të kërkoj falje publike, Chris. Isha jashtë linjës dhe gabova. Jam në siklet dhe veprimet e mia nuk ishin tregues i mashkullit që dua të jem. Nuk ka vend për dhunë në një botë dashurie dhe mirësie”, shkruante Smith në postimin e tij.

“Një dron fluturonte...”/ Dy ditë pas incidentit në

“Një dron fluturonte...”/ Dy ditë pas incidentit në