BEATRIX SURPRIZON DONALDIN/ Takimi romantik mes trëndafilave të kuq – AlpeGossip
BEATRIX SURPRIZON DONALDIN/ Takimi romantik mes trëndafilave të kuq

BEATRIX SURPRIZON DONALDIN/ Takimi romantik mes trëndafilave të kuq

Beatrix Ramosaj është futur në shtëpinë e Big Brother VIP duke surprizuar partnerin e saj Donaldin.

Mes trëndafilave të kuq dhe një performance  live të këngës së tyre të preferuar në kitarë.

Duket se inati ra poshtë mes të tyre, ndërsa u puthën dhe përqafuan me njëri-tjetrin. Tashmë pritet që të shpallet fituesi i çmimit të madh Big Brother VIP.

“Ti më shumë se askush ke tregu veten tënde, ke qenë më i vërteti më i guximshmi”, tha Betarix.

“Jam super i lumtur që je këtu”, u shpreh Donaldi.

Fenomeni “Big Brother VIP” po ndiqet nga shqiptarët në shtëpi e lokale, ndërsa grupe grupe po bëhet tifozllëk për dy finalistët e mbetur tashmë.

Producentja Sara Hoxha tha se sonte shpallet fituesi, por nuk mbaron këtu, pasi do të ketë edhe tre puntata post Big Brother VIP, ku të gjithë pyetjet e publikut do të marrin përgjigje.