CHARLOTTE KA NJË DËSHIRË TË MADHE PËR KRISHTLINDJE/ Princi William nuk do t’ia plotësojë! – AlpeGossip
CHARLOTTE KA NJË DËSHIRË TË MADHE PËR KRISHTLINDJE/ Princi William nuk do t’ia plotësojë!

CHARLOTTE KA NJË DËSHIRË TË MADHE PËR KRISHTLINDJE/ Princi William nuk do t’ia plotësojë!

Edhe pse George dhe Charlotte janë fëmijët e çiftit mbretëror Kate dhe William, nuk do të thotë që ata nuk kanë dëshira për Krishtlindje, siç kanë gjithë fëmijët e tjerë. Edhe pse mund të jenë të rrethuar nga gjithë të mirat, George dhe Charlotte kanë një listë me dëshira dhe presin Krishtlindjet t’u plotësohen.

Këtë vit, Charlotte dëshiron shumë të ketë një pony si dhuratë Krishtlindjesh. Sipas Closer Weekly, princesha është e fiksuar me kuajt. Megjithatë, asaj i duhet të presë për të pasur një pony, pasi William mendon se është ende shumë e vogël. Kështu, as këtë vit asaj nuk do t’i plotësohet dëshira.

Nëse po pyesnit veten se çfarë dëshiron mbreti i ardhshëm i Anglisë, burimi thotë se ai është shumë i dhënë pas tenisit dhe dëshiron një raketë të re dhe një tavolinë futbolli.

Në fakt, as dëshira e Princit George nuk do të plotësohet, pasi Pallati Mbretëror u shpreh se fëmijët do të marrin sete gatimi lodër, duke qenë se u pëlqen shumë të bëjnë rrëmujë në kuzhinë.

Mund ta imagjinojmë reagimin e tyre kur të marrin dhuratat.