Dasma e parë e personave të së njëjtës gjini është realizuar sot në Irlandën e Veriut.
Robyn Peoples, 26 vjeçe dhe Sharni Edwards, 27 vjeçe kurorëzuan dashurinë me martesë në qytetin Andrim.
Dy vajzat vendosën të martoheshin pas gjashtë vitesh histori dashurie. Ligji për martesat e së njëjtës gjini u miratua muajin e kaluar.
Asambleja për ndarjen e pushtetit votoi në favor të martesave të seksit të njëjtë për herë të parë në 15 nëntor, por u bllokua nga DUP i cili përdori një “Peticion të Shqetësimit” për të.
Ligji u ndryshua zyrtarisht në 13 janar, por çiftet duhet të regjistrojnë dasmat e tyre të paktën 28 ditë më parë që të realizoheshin dasmat.





![Tuna me siguri nuk do donte ta shikonte këtë foto! Operacione plastike apo jo? Gjykojeni vetë[FOTO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/04/DUNA-E-ZHPIVUR-400x293.jpg)







