“MË ROMANTIKJA”/ Getoari tregon se cilat nga këngët e tij janë të preferuarat e Marinës – AlpeGossip
“MË ROMANTIKJA”/ Getoari tregon se cilat nga këngët e tij janë të preferuarat e Marinës

“MË ROMANTIKJA”/ Getoari tregon se cilat nga këngët e tij janë të preferuarat e Marinës

Getoar Selimi ka qenë i ftuari special i autores dhe moderatores Luana Vjollca, në njëjtën kohë i kunatës së tij, por pyetjet pikante nuk kanë munguar.

Ndër pyetjet që iu drejtuan nga kapitenët ishte se cilat nga këngët e tij janë të preferuara të bashkështortes së tij, Marina Vjollcës.

Ai u shpreh se “E nxonme” dhe “High 2” janë të preferuarat e moderatores së njohur.
“Në fillim që pa e njohur Marinën di që familjarisht vajzat e familjes kishin një pëlqim të veçantë për këngën High2 ndërsa Marina personalisht pëlqen ‘E nxonme’ se mendon që është kënga më romantike që kam” – u shpreh Geti.

Të dyja këngët dëgjohen shumë edhe ditët e sotme edhe pse kanë vite që janë publikuar dha kanë patur sukses të madh.