“DUA TË BËHEM BABA”/ Reperi i njohur shqiptar e pranon publikisht (VIDEO) – AlpeGossip
“DUA TË BËHEM BABA”/ Reperi i njohur shqiptar e pranon publikisht (VIDEO)

“DUA TË BËHEM BABA”/ Reperi i njohur shqiptar e pranon publikisht (VIDEO)

Reperi Arian Agushi i njohur gjerësisht si Gold AG, së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Prive”, prej ku zbuloi detaje të reja rreth karrierës së tij dhe jetës private.

Ndër të tjera, këngëtari foli për projektet muzikore, duke cilësuar si këngën më të suksesshme atë që titullohet “Shqiptar.”

Përgjatë intervistës, e cila kishte rreth 25 pyetje, ai ka deklaruar publikisht se dëshiron që së shpejti të bëhet baba: “Njeriu ka shumë dëshira në jetë. Nëse e bën një, të vjen një tjetër në mend ose plani tjetër. Kështu që dëshira në të ardhmen që kam qejf me e pas sa më shpejt është të bëhem baba.”

Rikujtojmë se reperi prej vitesh është i martuar me një vajzë që quhet Adelina dhe gjatë intervistave të mëparshme ka pohuar se është i lumtur me të.