Po pozonte në breg të detit, dallgët e zbulojnë nudo modelen e famshme – AlpeGossip
Po pozonte në breg të detit, dallgët e zbulojnë nudo modelen e famshme

Po pozonte në breg të detit, dallgët e zbulojnë nudo modelen e famshme

Një situatë aspak e këndshme por edhe qesharake është krijuar me modelen e njohur amerikane Kate Upton.
Ajo ka qenë buzë detit duke realizuar një set fotografik, sipër shkëmbinjve mirëpo ka pësuar një incident të shkaktuar nga dallgët e detit.

Ndërsa ishte duke pozuar për revistën “Sports Illustrated”, Upton ishte krejtësisht e zhveshur në pjesën e sipërme të trupit dhe po mbante gjoksin me të dy duart.

Mirëpo një dallgë e lartë që ka ardhur drejt saj, e ka hedhur nga shkëmbi i lartë.

Ndonëse një pjesëtar i stafit u përpoq t’i afrohej dhe ta ndihmonte, modelja nuk ka arritur të qëndrojë dot mbi shkëmb.

Për fat të mirë Kate nuk është dëmtuar, ndërsa pjesëtarë të tjerë të stafit kanë vrapuar për ta ndihmuar.

Mirëpo zhveshja e saj ka rënë në sy nga kalimtarët e rastit, të cilët shijuan pamjen.