Elvana Gjata: Kjo është gjëja më e bukur që kam bërë në jetë (VIDEO) – AlpeGossip
Elvana Gjata: Kjo është gjëja më e bukur që kam bërë në jetë (VIDEO)

Elvana Gjata: Kjo është gjëja më e bukur që kam bërë në jetë (VIDEO)

Nëse mendonit se i drejtohej albumit të saj “3EP”, nuk është përgjigjja e saktë. Elvana Gjata iu bashkua personazheve të njohur shqiptarë që kanë mbjell një pemë.

Këngëtarja e njohur, Elvana Gjata, theksoi se kjo ditë do të ruhet në kujtimet e saj si një ndër gjërat më të bukura të realizuara.

“Faleminderit Erion vërtet, të jam në fakt mirënjohëse që bëmë këtë gjë kaq të rëndësishme për qytetarët e Tiranës mbi të gjitha dhe për mua absolutisht. Sinqerisht, kjo është një ndër gjërat më të bukura që kam bërë në jetë, një nga gjërat më me energji të mirë, pozitive dhe u sugjeroj të gjithëve, që ta bëjnë të gjithë qytetarët e Tiranës”, tha Elvana.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj sqaroi, se bashkia do të ndërtojë së bashku me qeverinë godinën e re të Teatrit Kombëtar, dhe se në të nuk do të ketë asnjë kullë siç është aluduar.

 

“Do të bëjmë një propozim shumë të guximshëm për Teatrin Kombëtar, një teatër pa kullë, në gjurmën ku është sot, ekskluziv vetëm për teatrin. Por, që të bëjmë gjëra të bukura, duhet bashkëpunim, jo histeri. Na duhet të komunikojmë me njëri-tjetrin, të gjejmë mënyrën më të mirë dhe të ecim përpara”, theksoi Veliaj.

 

Referuar rehabilitmit të Lulishtes së Akademisë dhe pjesëmarrjes të personazheve të njohur, Veliaj u shpreh:

“I jam shumë mirënjohës Elvanës që për ditëlindjen e saj bashkëpunoi me ne, që t’i jepnim qytetit një qoshe e cila mbi të gjitha do të shfrytëzohet nga të gjithë studentët e arteve dhe sa bukur kur secili lë një gjurmë në vendin ku është rritur, ku është bërë e talentuar dhe pastaj ka shpërthyer si një histori suksesi”.