Puntatën e djeshme të “Përputhen”, moderatorja Bora Zemani bëri të ditur se konkurrentja Shqipe Hysenaj është përjashtuar nga produksioni për shkak të sjelljes së saj të papërshtatshme. Përjashtimi i Shqipes ka sjellë reagime të shumta në rrjet nga një pjesë e publikut që i duket i drejtë largimi i saj dhe nga pjesa tjetër që i duket i padrejtë ky vendim.


















