“NUK ËSHTË…”/ Bes Kallaku tregon më në fund arsyen se përse nuk publikon foto të Ajkës – AlpeGossip
“NUK ËSHTË…”/ Bes Kallaku tregon më në fund arsyen se përse nuk publikon foto të Ajkës

“NUK ËSHTË…”/ Bes Kallaku tregon më në fund arsyen se përse nuk publikon foto të Ajkës

Aktori i njohur i humorit Bes Kallaku ditën e sotme ka qenë i ftuar në emisionin “Thumb”, prej ku ka rrëfyer publikisht për herë të parë arsyen se përse nuk publikon asnjë foto të vajzës së tij.

Besi ka pohuar se nuk ka të bëjë aspak me syrin e keq, por së bashku me bashkëshorten e tij, këngëtaren Xhensila Myrtezaj dëshiron që kur të rritet, Ajka ta vendosë vetë nëse dëshiron që të bëhet e famshme apo jo.

“Nuk është çështje syri. Unë nuk mund ta bëj të famshëm fëmijën tim sepse është fëmija i Besit edhe i Xhensilës. Për ne është një marrëdhënie familjare brenda shtëpisë sonë. Fëmija im ka kohë të rritet edhe të bëhet vetë për veten e tij”, tha ndër të tjera aktori.

Kallaku po ashtu foli edhe për vështirësitë më të mëdha që ka hasur gjatë 16 viteve karrierë: “Në fillimet e mija unë vija me fugon, me autobus, ikja me ambulancë në Fushë-Krujë. Flija te Piramida. Unë nuk kisha asgjë në Tiranë. Flija te tavolina e punës në darkë sepse nuk gjeja makinë për t’u kthyer në Fushë-Krujë. Të nesërmen çohesha, laja sytë dhe shkoja te kafja dhe u thoja të tjerëve, tani sa erdha nga Fushë-Kruja.”