I ftuar sot në “Thumb”, Bes Kallaku ka folur për herë të parë për lindjen e Ajkës dhe ka zbuluar se ja ka prere vete kerthizen vajzës.
“Kam ndjenjur në sallë gjatë kohës që Xhensila lindi Ajkën. I kam prere kerthizen. Doktorët kishin frikë mos më gjente gjë, por nuk e kisha problem. Kur e mora në krahë ishte emocion i jashtëzakonshëm”, u shpreh Besi.
I pyetur pse nuk poston foto të portretit të vajzës, Besi u përgjigj: “Nuk e kemi mbajtur larg për çështje syri. Unë nuk mund ta bëj të famshëm fëmijën tim, sepse është fëmija i Besit dhe i Xhensilës. Për ne është marrëdhënie familjare brenda shtëpisë tonë.Fëmija im ka kohë të rritet dhe të vendosë vetë për veten e tij. Ndonjëherë i bëjmë ndonjë foto të bukur dhe themi ‘ahh sikur ta hidhnim këtë në Instagram, sa bukur ka dalë’. Por Ajka ka kohë të rritet, ka nevojë të marrë nga natyra të gjithë pjesën që i takon”, u shpreh Besi.