Fatma Methasani e konfirmon më në fund/ Ja ku do ta shohim këtë sezon moderatoren (FOTO) – AlpeGossip
Fatma Methasani e konfirmon më në fund/ Ja ku do ta shohim këtë sezon moderatoren (FOTO)

Fatma Methasani e konfirmon më në fund/ Ja ku do ta shohim këtë sezon moderatoren (FOTO)

Ditën e sotme, “iconstyle.al” ju njoftoi se moderatorja Fatma Methasani do të jetë sërish pjesë e televizionit “In Tv” me emisionin “Fun Day”. Dhe lajmin e ka konfirmuar vetë moderatorja, përmes një postimi në profilin e saj në “Instagram”, ku shfaqet nga studio e emisionit “Fun Day”.

“Pas shumë javësh punë dhe lodhje! Fun Day është gati! Tani në In tv Albania” – shkruan moderatorja.

Fatma është surprizuar edhe nga stafi i saj në ditën e parë të transmetimit me një buqetë me lule dhe një mesazh shumë emocionues, ku i premtojnë se do të dedikohen për një sezon të magjishëm.

Në këtë sezon, Fatma ka hyrë në një shtëpi të re, pasi studio e emisionit duket e ndryshuar tërësisht në skenografi dhe mungon divani në studio, që është zëvëndësuar me disa kolltuqe të vogla.

Fatma ka 4 vjet që është pjesë e “IN tv” me emisionin e saj “Fun Day.