“UJË DHE SAPUN”/ VIP-et shqiptare që “sfidojnë” fotot perfekte të Instagramit – AlpeGossip
“UJË DHE SAPUN”/ VIP-et shqiptare që “sfidojnë” fotot perfekte të Instagramit

“UJË DHE SAPUN”/ VIP-et shqiptare që “sfidojnë” fotot perfekte të Instagramit

Kush nuk do donte të dukej bukur si Kim Kardashian, Kylie Jenner apo motrat Hadid. Shumica e vajzave po rriten duke parë këto shembuj e duke dashur të ishin të kuruara sa ato. Mirëpo makeup-i, photoshop-i kanë bërë që shumica prej personazheve të njohura të dalin ndryshe nga çfarë janë në të vërtetë duke “mashtruar” kështu këdo që shikon fotot e tyre.

Ndodh shumë rrallë që këto personazhe të postojnë foto pa efekte, apo ku shfaqen “ujë dhe sapun”, e nëse ndodh kjo gjë bëhet për përfitime personale nga reklamimi i markave botërore.

Megjithatë ka edhe nga ato vajza të njohura shqiptare që preferojnë të guxojnë. Ndonëse Luana Vjollca, Arbenita Ismajli, Arilena Ara apo Enca kanë me mijëra  ndjekës në rrjetet sociale sërish nuk harrojnë të tregojnë pamjen e tyre natyrale, pas pasur aspak komplekse.

Ndryshe nga disa të tjera që nuk mund të shfaqen pa makeup, vajzat e sipërpërmendura ndihen mirë me veten e tyre e nuk e kanë aspak problem të postojnë një foto të tillë në Instagram, rrjetin social që është i tejmbushur me “foto perfekte”.

Të sapo zgjuara nga gjumi, kur ndodhen në shtëpi apo edhe kur janë duke bërë xhiro në qytet, personazhet e mëposhtëm japin një mesazh për vajzat e reja qe po rriten në Instagram: Bukuria është si ndihesh brenda vetes dhe ajo reflektohet te sytë. Nuk është fizike” siç do thoshte Sophia Loren por edhe nëse është fizike, natyralka ka një fisnikëri që rrallë herë mund të ta japin ‘korigjimet’./News31.al

Arbenita Ismajli

Luana Vjollca

Adrola Dushi

Arilena Ara

Miriam Cani

Enca

Bora Zemani

Sara Hoxha

Anxhelina Hadergjonaj