Ngjyra e kuqe është një must që nuk del kurrë nga moda.
Është konsideruar gjithmonë si një ndër ngjyrat që shfaq sensualitet dhe elegancë duke qenë prezent edhe në vitet 60. Ikonat e modës zgjodhën ngjyrën e kuqe për pozat e tyre që çmendin njerzit.
Pra ju themi se e kuqja është një nga tendencat më të padiskutueshme për pranverë-verën 2019.
Edhe vajzat e ekranit nuk i kanë shpëtuar kësaj ngjyre duke zgjedhur modelet më cool të fustaneve “cocktail”.
Nga ato me pupla tek ato tyl këto janë 7 modelet më must për një fustan të kuqë për sezonin veror.