SHFAQET NUDO BRENDA NJË ÇANTE KARTONI/ Victoria Beckham feston 10 vjetorin e firmës së saj (FOTO) - AlpeGossip
SHFAQET NUDO BRENDA NJË ÇANTE KARTONI/ Victoria Beckham feston 10 vjetorin e firmës së saj (FOTO)

SHFAQET NUDO BRENDA NJË ÇANTE KARTONI/ Victoria Beckham feston 10 vjetorin e firmës së saj (FOTO)

Victoria Beckham feston 10 vjetorin e firmës së saj dhe e bën me një fushatë shumë të diskutuar. Në fotot e realizuara nga Jergen Teller, Victoria shfaqet nudo dhe me taka të larta, brenda një çante kartoni që mban emrin e saj.

Fotot janë pak a shumë të ngjashme me ato të fushatës 2008 të Marc Jacobs, që e tregonin Victoria në një çantë shoppingu me emrin e brandit.

Motivi për këtë tribu është shpjeguar menjëherë nga vetë Beckam.

‘Kur dhjetë vjet më parë Marc Jacobs më kërkoi të pozoja teksa dilja nga një shopping bag, ajo ishte për mua fillimi i karrierës time’, ka treguar stilistja, e cila në atë kohë po punonte në fshehtësi për koleksionin e saj të parë.

Fotoja ikonike e fushatës së re, me këmbët në plan të parë të artistes, që mban emrin e Victoria Beckham, është transformuar edhe në një t-shirt në edicionin e limituar, e treguar në shumë raste me krenari nga Victoria.