PËRLOTET VISJAN UKCENAJ/ Bashkëshortja e surprizon në emision (FOTO) – AlpeGossip
PËRLOTET VISJAN UKCENAJ/ Bashkëshortja e surprizon në emision (FOTO)

PËRLOTET VISJAN UKCENAJ/ Bashkëshortja e surprizon në emision (FOTO)

Aktori i njohur i “Duplex”, Visjan Ukcenaj ishte i ftuar sot tek “Rudina”, ku foli mbi këngën e tij “S’ka si ti”, që ja ka dedikuar të birit. Visjani u shpreh se prindërimi i ka ndryshuar jetën dhe sfida më e madhe për të është ta rrisë e t’i japë dashuri.

Gjatë emisionit bashkëshortja surprizoi Visjanin me një videomesazh ku i thonte se është shumë i shtrenjtë për të. Aktori u përlot kur pa këtë videomesazh dhe tha se nuk i pëlqen t’i shprehë emocionet në publik.

“Kur e kam parë për herë të parë tim bir më ka ndryshuar gjithë jeta. Jam i sigurt që çdo njeriu i ndryshon jeta kur shikon për herë të parë qenien e tij. Sfida më e madhe e njeriut ësht  të rrisë dhe t’i japë dashuri qenies së tij.

Çdo ditë që e kam parë duke qeshur, duke qarë, duke ngrënë apo duke pirë më ka mbushur me jetë dhe më ka lindur në mënyrë instiktive të krijoj diçka për të që ta ketë si dhuratë. Ne jemi të përjetshëm vetëm nga veprat dhe kujtimet. Për ta bërë djalin të qeshë, bëj idiotësi dhe po të më shohin do thonë nuk është normal ky. Por Divini ka filluar dhe nuk qesh me çdo gjë tani.

Gjërat që bëja më parë nuk i bëjnë më përshtypje dhe tani filloj i flas gjuhë absurde, gjëra pa kuptim. Jona është një nënë e mrekullueshme, përkushtimi i saj është magjik. Habitem që Zoti ka krijuar qenien më të bukur, nënën. Kujtoj edhe mamin tim edhe them që nënat janë hyjnore. Dashuria e nënës nuk shpërblehet asnjëherë. Unë jam i përkushtuar si baba, dua ta kem gjithmonë pranë”, u shpreh Visjani.