DEBATI NË “TIK-TOK”/ “Ne jemi kapur për flokësh!” Dalina Buzi dhe Erjona Rusi përballen pasi u përfolën për një sherr – AlpeGossip
DEBATI NË “TIK-TOK”/ “Ne jemi kapur për flokësh!” Dalina Buzi dhe Erjona Rusi përballen pasi u përfolën për një sherr

DEBATI NË “TIK-TOK”/ “Ne jemi kapur për flokësh!” Dalina Buzi dhe Erjona Rusi përballen pasi u përfolën për një sherr

Tik-Tok apo librat? Cili prej tyre ka më shumë vlerë? Një pyetje që nuk mund të marrë asnjëherë një përgjigje absolute pasi shihet në këndvështrime të ndryshme. Dhe dy këndvështrime krejt të kundërta kanë dhe dy emra të njohura të ekranit dhe gazetarisë Dalina Buzi dhe Erjona Rusi.

Çfarë ka ndodhur është se në emisionin e saj “Shqipëria Live” Erjona ka patur të ftuar një vajzë që ishte përdoruese e TikTokut. Dhe në një moment gjatë intervistës ajo i thotë asaj: “Nëse ke kohë të lirë lexo më shumë libra sepse ia vlen më shumë se TikTok-u por nuk të sjell të ardhura”.

Kjo gjë ka marrë vëmendjen e përdoruesve të këtij rrjeti social, përfshirë edhe Dalinën. Kjo e fundit ka realizuar një video ku shprehej mes të tjerash: “Duhet të marrë fund kjo lloj kulture e cancel-imit të një gjëje që është detyrimisht negative mbi një gjë që është detyrimisht pozitive. Nuk kanë logjikë. Çdo njeri që ka bërë gjëra të reja ka qenë një njeri i hapur ndaj gjithçkaje. Duhet të jesh i hapur ndaj të resë, të vjetrës, udhëtimeve, muzikës etj. E rëndësishme është t’ia merrni jetës më të mirat. Nuk kategorizohen më njerëzit kështu. Është budallallëk. Bëni atë që doni të bëni. Nuk mund t’i thuash një të riu mos rri në Tik-Tok por lexo libra sepse i anashkalon integrimin në të ardhmen që janë rrjetet sociale. Ajo vajzë që rri në Tik-Tok ndoshta aty ka mësuar shumë mbi komunikimin dhe si të përballet me botën, me gjërat që bën. Është bërë kreative.”
Pas kësaj u aludua se ka patur një debat të ashpër mes dy moderatorëve të Top Channel, madje kishte nga ata që pretendonin se mes tyre ka ndodhur edhe përplasje fizike. Erjona ka qenë së fundmi e ftuar në “Goca dhe Gra” ku dhe është përballur për herë të parë me Dalinën.

Ato mohuan të ketë pasur ndonjë debat mes tyre, e aq më tepër përplasje fizike, ndërsa Dalina tha se nuk ka qenë fare në Shqipëri. Më pas ato diskutuan rreth temës së mësipërme që nxiti sërish një diskutim mes të dyjave që duket se nuk u pajtuan në këndvështrimet që kishin mbi këtë temë.

Erjona: Besoj e pe lajmin që ka plasur sherr të madh mes Erjonës dhe Dalinës

Dalina: S’e kam parë fare se nuk kam qenë në Shqipëri.

Erjona: Po, e kanë bërë disa media që ne jemi kapur për flokësh. Kam një shekull pa e takuar Dalinën në fakt, nuk jemi parë më që kur kemi punuar bashkë.

Dalina: Jemi të dyja duke bërë një sherr shumë të madh jashtë për portalet… Unë e pashë të plotë intervistën pas viudeos që bëra në Tik-Tok dhe të përgëzoj për intervistën që i bëtë vajzës. Sepse nuk është e shpeshtë që të rinjtë të rikthehen në Shqipëri. Ajo që mua nuk më pëlqeu ishte se ti ishe një nga shumë të tjerë që dëgjoj… sikur e vendose në siklet. Gjatë intervistës u shkëpute u fute me këtë pyetje dhe u riktheve prapë atje ku ishe.

Erjona: Në fakt më kanë shkruar shumë dhe më kanë thënë se pse ia thashë atë gjë. Thashë një fjali që ia them gocës sime: Hiqe telefonin dhe fokusohu te librat. Telefoni të informon dhe formon kurse telefoni të argëton. Unë besoj se libri ka më shumë vlerë se TikTok-u.