“KJO ËSHTË FRIKA JOTE”/ Olta-Luizit: Kur ke të drejtë, unë e them, ndërsa ti jo – AlpeGossip
“KJO ËSHTË FRIKA JOTE”/ Olta-Luizit: Kur ke të drejtë, unë e them, ndërsa ti jo

“KJO ËSHTË FRIKA JOTE”/ Olta-Luizit: Kur ke të drejtë, unë e them, ndërsa ti jo

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” janë në qendër të vëmendjes. Banorët e “BBV2” po përfliten kudo në rrjet dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Një nga protagonistet e shtëpisë së “BBV”, padiskutim që është aktorja Olta Gixhari. Ajo njihet për natyrën e saj dinamike, përplasjet e forta me banorët e tjerë, ‘thumbimet’ dhe nxitjen e debateve të forta. Të gjitha këto janë bërë shkak që Olta të vihet në shënjestër herë pas here, duke u komentuar edhe nga banorët. Kundërshtari i saj më i fortë brenda lojës është Luiz Ejlli, i cili gjithmonë është kthyer kundër saj dhe kanë ndezur së bashku debate mjaft të zjarrta. Ditën e sotme, ata kanë zhvilluar një debat me njëri-tjetrin:

Olta: Kjo është diferena e ne të dyve, që ti edhe kur unë kam të drejtë dhe ti e di që kam të drejtë, ti ke frikë të thuash që ajo ka të drejtë. Ti thua të kundërtën. Ky është një detaj shumë i rëndësishëm që e bën lojtarin të jetë fisnik ose jo.

Luiz: Unë jam super fisnik.

Olta: Ti nuk je. Se ti më thua mashtruese, gënjen. Ti vazhdo lojën tënde, unë se kam problem. Vetëm doja ta vija në dukje këtë gjë.