Akne, thinja dhe një kaos i vërtet! Modelja e famshme shqiptare i shastisi të gjithë me imazhin e fundit (FOTO) – AlpeGossip
Akne, thinja dhe një kaos i vërtet! Modelja e famshme shqiptare i shastisi të gjithë me imazhin e fundit (FOTO)

Akne, thinja dhe një kaos i vërtet! Modelja e famshme shqiptare i shastisi të gjithë me imazhin e fundit (FOTO)

Nëse dikur ishte e vështirë të ishe i/e bukur kohërat kanë ndryshuar dhe tashmë me hir ose me pahir bukuria është një imazh që mund të krijohet si të duash.

Efekte vizuale, programe që rregullojnë foto dhe shumë truke të tjera që shumë personazhe të showbizz-it i bëjnë të duken në sytë tanë të ngjashëm me bukurinë e perlave që gjenden në fundin e oqeaneve.

Por ka edhe raste kur janë vetë Vip-at të cilët e tregojnë vetë sesi duken komplet natyralë dhe nuk përjashtohet që ne të zhgënjehemi paksa.

Emina Cunmulaj është një nga modelet më të famshme shqiptare që aktualisht po jeton në SHBA dhe është në pritje të ëmbël me partnerin e saj multimilionerin iranian, Sam Nazarian.

Në një postim në Instagram, Emina i ka shastisur të gjithë dhe kjo pasi është shfaqur pa pikë make-upi dhe në fytyrë i duken aknet dhe gjithashtu në foto vërehen edhe flokët e thinjura të modeles.

Mos besoni çdo gjë që shikoni! Ndonjëherë yjet e showbizz-it nuk janë edhe aq seksi sa duken në fotot super të kuruara estetikisht.