“A KENI KARAKTER JU…”/ Rike shpërthen keq ndaj Deas dhe Heidit: Ma shpifët – AlpeGossip
“A KENI KARAKTER JU…”/ Rike shpërthen keq ndaj Deas dhe Heidit: Ma shpifët

“A KENI KARAKTER JU…”/ Rike shpërthen keq ndaj Deas dhe Heidit: Ma shpifët

Rike Roçi e ka nisur ditën e sotme me debate të forta dhe tone të larta me Dea Vierin dhe Heidi Bacin.
Duket se ajo është acaruar nga falsiteti mes vajzave në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Rike i thotë Deas në një moment se ‘ia ka shpifur me përqafimet dhe puthjet me Roza Latin pasi ato nuk lënë gjë pa thënë për njëra-tjetrën.
Rike u shpreh se të gjitha vajzat në shtëpi janë false, ndërsa tha se është zhgënjyer shumë nga Heidi sepse ajo ka dy fytyra.

Pjesë nga debati
Rike: Ma keni shpifur me përqafime. Çfarë i the Rozës, ke të drejtë?

Dea: Po
Rike: Ok, përqafoje tani
Dea: Për lojën që më tha kishte të drejtë
Rike: Aman o zemra, nuk i kam qejf falsitetet. Vërtetë ma shpifët mi se dje i the Rozë ke të drejtë dhe sot e përqafon. Jeni false o zemër
Dea: Po tani unë do ti them mirëmëngjes
Rike: Përqafoje zemër, përqafoje. Po ik mi se ma shpifët
Dea: Zemër ajo ka shtatë arsye që unë kam thënë në prime
Rike: Është false, jeni false unë nuk ju shikoj dot nga e para deri tek e fundit
Dea: Fakti që unë Rozës i thashë që ke të drejtë se nuk është aq e çiltër…
Rike: Mbani qëndrim me njëra-tjetrën se ngelët duke debatuar dhe pastaj duke u përqafuar. Ma keni shpifur, mbani qëndrim. A keni karakter a çfarë ndreqin jeni ju me njëra-tjetrën?
Dea: Ti tani thua që unë duhet të mbaj qëndrim?
Rike: Po mbani qëndrim moj se çfarë nuk nxirrni nga goja dhe pastaj zemra, shpirti dhe buzëqeshje, po ik o gocë se ma keni shpifur
Dea: Rike po e bën më të madh se ç’është në të vërtetë
Rike: Ma keni shpifur për Zotin. Ti më ke zhgënjyer me të vërtetë mua
Heidi: Ua Zot tashi s’do fle gjumë natën unë se kam zhgënjyer Riken
Rike: Mbaj paranojat e tua ti, mbaji se i ke mirë. Unë me pambuk dhe ti me gurë, vetëm ty të paskam parë
Heidi: O Zot i madh këtu duan dashuri me zor
Rike: Ku isha keq unë për dashurinë tënde mi? Ti je me dy fytyra
Heidi: Unë kam dyshimet e mia dhe ti më thua kështu
Rike: Hajde mi thuaj, hajde mi thuaj