Jonida e “Natës Vonë”: Si e njoha bashkëshortin në Ora News – AlpeGossip
Jonida e “Natës Vonë”: Si e njoha bashkëshortin në Ora News

Jonida e “Natës Vonë”: Si e njoha bashkëshortin në Ora News

Prezantuesja e njohur shqiptare, Jonida Shehu ka njohur dashurinë e jetës së saj në ambientet e televizionit Ora News, ku ishte autore dhe moderatore e emisionit “Natën Vonë”.

Gjatë një interviste për “Mos i fol shoferit” nga Rudina Dembacaj, ajo ka rrëfyer se si lindi dashuria e saj për televizionin, gjë për të cilën ka ndikuar moderatorja e “Tonight”, Ilva Tare.

Nga të gjithë televizionet ku ka punuar, Jonida tregoi atë që e ka bërë të ndihet më mirë, emisionin e saj të preferuar si dhe njohjen me partnerin, më të cilin gëzon vajzën Kristal.

Pjesë nga biseda

Dembacaj: Si lindi pasioni për televizionin?

Shehu: Duke parë televizion. Ilva Tare është personi që ka ndikuar, ndoshta si për shumë njerëz të tjerë. Ishte e vetmja femër në atë kohë që jepte lajmet dhe ka bërë revolucion. Unë e shihja vazhdimisht pa kuptuar që kjo gjëja më pëlqente. Ndodh që Ilva ishte njeriu i parë që më ka nxjerrë në ekran, madje ka insistuar. Unë kisha filluar punën në gazetari, ndërkohë që studioja. Një ditë, as e njihja Ilvën, as më njihte ndodh që takohemi në kafe dhe më bën një propozim se i duhej dikush për program mëngjesi dhe aktualiteti. Më tha a do ta provoje? Dhe thashë cfarë kam për të humbur.

Dembacaj: Cili është televizioni që të ka bërë të ndihesh më komode?

Shehu: Jam ndjerë komode në të gjitha. Nëse do të vecoja, cuditërisht, të gjithë njerëzit që punojnë në televizion thonë është shumë e vështirë, ka shumë xhelozi, duhet të njohësh konjukturat. Unë nuk e kam ndjerë kurrë këtë gjë. Jam e vendosur që në fillim se nuk ia dal dot dhe kam bërë gjithmonë sikur nuk i kam parë. Një gjë të vogël kur e bën të madhe, bëhet e rëndësishme prandaj i kam lënë gjithmonë të vogla. Ia kam kaluar shumë mirë në të gjitha televizionet, por Vizion Plus është vendi ku jam rritur më shumë nëse do ta vecoja.

Dembacaj: Cili emision të ka pëlqyer më shumë, nga ata që kam bërë?

Dhe dje në darkë kur po bisedoja me një kolegun tim sepse jam në këtë fazën që mendoj, reflektoj cfarë, si, qysh, tek. Cfarë do ishte mirë për mua që të bëja sezonin tjetër dhe arrita në konkluzionin që kur ti e bën një gjë vetë, pavarësisht se i hy detit me këmbë sic unë bëra “Natën Vonë”. Do bëj një gjë që është second time, jo prime time, do ketë këtë natyrë, këto ngjyra sa edhe muzika, u bë gjë e bukur me pak njerëz në dispozicion dhe me shumë dashuri. Më vjen mirë që ka njerëz që e mbajnë mend akoma. Ka njerëz që më thonë bëj dicka si “Natën Vonë”.

Dembacaj: Si u dashurove me partnerin?

Shehu: Ja aty tek Ora News. Erdhi për skenografinë e programit që do bëja unë. Mu duk shumë i vecantë dhe nuk di ta shpjegoj dot pse mendova që është i duhuri dhe nuk është se e mendova që në momentin e parë që e pashë. Kuptova që është i duhuri për të më tërhequr mua vëmendjen. Kur e njoha kuptova që është i duhuri për të kaluar kohë dhe ashtu si pa pritur, pa kuptuar vendosëm të bashkëjetonim pa deklarata, pa kërkesa. Kuptuam që një ditë të bukur jetojmë me njëri-tjetrin dhe nuk jemi as të martuar, as të celebruar.