LA SHTËPINË E BIG BROTHER VIP/ Heidi habit me deklaratën: Juli më duket i drejtë… – AlpeGossip
LA SHTËPINË E BIG BROTHER VIP/ Heidi habit me deklaratën: Juli më duket i drejtë…

LA SHTËPINË E BIG BROTHER VIP/ Heidi habit me deklaratën: Juli më duket i drejtë…

Banora me e perfolur e BBVIPA Heidi Baçi la sot shtëpinë vetëm për pak minuta. Heidi u shkëput këtë pasdite pak minuta nga shtëpia e Big Brother VIP, për të dhënë një intervistë në emisionin “Ftesë në 5” në Top Channel.

‘Favorizimi’ për të dalë nga shtëpia e për tu rikthyer përsëri, Heidi e fitoi pasi shtypi pulsantin e kuq e para. Në intervistën me Bieta Sulo, Heidi foli ndër të tjera për dasmën me Romeon, por edhe lojën brenda shtëpisë së Big Brother.

Eur se kë ka më afër zemrës së Romeos, përgjigjeja e Heidit ishte Juli. Ajo tha se ai duket i drejtë, ndërsa shtoi se ka mendim edhe për Rozën.

“Juli më duket i drejtë. Kam një ide për Rozën, po ndodh edhe çdo minutë. Të shohim se çfarë do të ndodhë. Ju dua shumë të gjithëve”-tha Heidi në fund të intervistës/