E PABESUESHME/ Ish i dashuri i Rita Orës “gjuan” Luana Vjollcën (FOTO) – AlpeGossip
E PABESUESHME/ Ish i dashuri i Rita Orës “gjuan” Luana Vjollcën (FOTO)

E PABESUESHME/ Ish i dashuri i Rita Orës “gjuan” Luana Vjollcën (FOTO)

Moderatorja Luana Vjollca ka zbuluar disa detaje nga jeta e saj personale, që e lidhin drejtpërdrejt me jetën sentimentale të Rita Orës.

Gjatë emisionit “Shiko kush luan” ajo u detyrua të tregonte diçka që askush nuk e dinte për të. Prandaj zgjodhi të rrëfejë se cilët emra të njohur e ngacmojnë në rrjete sociale. Një ndër ta ishte dhe DJ Calvin Harris.

Ky ka përjetuar një histori dashurie me këngëtaren shqiptare Rita Ora para disa vitesh. Të dy sollën edhe hitin “I will never let you down” në 2014.

Ndërsa për emrat e tjerë me famë botërore që “gjuajnë” Luanën renditet dhe Tyga, i cili është ish-i dashuri i milioneres Kylie Jenner; reperi The Game dhe DJ Snake.